Kompanive u kërkohet të luajnë një rol më të madh në inovacionin e teknologjisë shkencore
2023-03-17 14:32:40

Fuqia e Kinës në inovacionin e teknologjisë shkencore ka marrë një hov cilësor në vitet e fundit. Sipas Indeksit Global të Inovacionit 2022 të lëshuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Kina është ngjitur në vendin e 11-të dhe mbetet e vetmja ekonomi me të ardhura mesatare në 30 vendet e para. Veç politikave të vendit, edhe kompanitë kineze të teknologjisë po  bëjnë përpjekje më të mëdha për të arritur përparime në teknologjitë thelbësore në fushat kyçe, duke investuar më shumë në kërkimin bazë, si dhe në fusha strategjike largpamëse.

Kompanive u kërkohet të luajnë një rol më të madh në inovacionin e teknologjisë shkencore

Përpjekja e Kinës për të forcuar vendin e saj në shkencë dhe teknologji pritet të mbrojë zinxhirët industrialë dhe të furnizimit dhe të krijojë nxitës të rinj rritjeje, sipas ligjvënësve kombëtarë, këshilltarëve politikë dhe ekspertëve.

Po ashtu, nxitja për të përmirësuar mbështetjen te vetja do të rrisë konkurrencën e vendit globalisht.

Një punonjës punon në një linjë të prodhimit të çipave në Suqian, provincën Jiangsu./China Daily

Kompanitë kineze të teknologjisë duhet gjithashtu të bëjnë përpjekje më të mëdha për të arritur përparime në teknologjitë thelbësore në fushat kyçe, duke investuar më shumë në kërkimin bazë, si dhe në fusha strategjike largpamëse.

Komentet u bënë pasi presidenti Xi Jinping tha se përshpejtimi i përpjekjeve për të arritur vetëbesim dhe forcë më të madhe në shkencë dhe teknologji është rruga që Kina duhet të ndjekë për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë.

Raporti i punës së qeverisë për këtë vit tregoi se politikat e ardhshme në lidhje me teknologjinë shkencore duhet të fokusohen te vetëbesimi. Kina do të përmirësojë sistemin për mobilizimin e burimeve në mbarë vendin, do të përdorë më mirë rolin e qeverisë në bashkimin e burimeve për të bërë përparime kyçe teknologjike dhe për të forcuar pozicionin dominues të ndërmarrjeve në inovacionin teknologjik, thuhet në raport.

Inovacioni teknologjik nuk është vetëm një çështje zhvillimi, por edhe një çështje mbijetese në sfondin e tensioneve gjeopolitike dhe një mjedisi të jashtëm të komplikuar, tha Li Dongsheng, përfaqësues në Kongresin e 14-të Kombëtar Popullor, legjislatura më e lartë e vendit.

VCG

VCG

"Sektori i prodhimit të teknologjisë së lartë të Kinës do të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në promovimin e rritjes ekonomike me cilësi të lartë",- tha Li, i cili është gjithashtu themelues dhe kryetar i prodhuesit kinez të elektronikës së konsumit “TCL Technology Group Corp”.

"Vendi duhet të përpiqet të mbështetet te vetja në teknologjinë shkencore dhe të shtojë përpjekjet për të trajtuar çështjet e pengesave në teknologjitë kryesore, të tilla si qarqet e integruara, materialet precize, komponentët bazë dhe pajisjet e nivelit të lartë."

Li tha se në pesë vitet e fundit qeveria ka zbatuar një sërë politikash tatimore preferenciale për të nxitur inovacionin, të cilat kanë rritur shumë besimin e ndërmarrjeve për të vazhduar investimin në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë. Është e rëndësishme të forcohen hallkat e dobëta në zinxhirët industrialë dhe të krijohen forca të reja konkurruese, shtoi ai.

Chen Ximing, një anëtar i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe menaxheri i përgjithshëm i “China Electronics Technology Group Corp”, bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të arritur përparime në teknologjitë kryesore për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të lehtësuar zhvillimin e ekonomisë digjitale.

Fuqia e Kinës në inovacionin e teknologjisë shkencore ka bërë një hap cilësor në vitet e fundit. Sipas Indeksit Global të Inovacionit 2022 të lëshuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Kina është ngjitur në vendin e 11-të dhe mbetet e vetmja ekonomi me të ardhura mesatare në 30 vendet e para. Indeksi rendit çdo vit ekonomitë e botës sipas kapacitetit dhe prodhimit të inovacionit.

Vendi po ristrukturon Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë për të shpërndarë më mirë burimet për të kapërcyer sfidat në teknologjitë kryesore dhe thelbësore dhe për të forcuar mbështetjen te vetja në teknologjinë shkencore.

VCG

VCG

Përballë konkurrencës së ashpër ndërkombëtare, inovacioni teknologjik dhe mbështetja te vetja në teknologjinë shkencore janë çelësi për realizimin e modernizimit kinez, tha Qi Xiangdong, anëtar i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Ndërmarrjet private duhet të jenë një forcë e rëndësishme për forcimin e inovacionit teknologjik, shtoi Qi, i cili është gjithashtu kryetar i kompanisë kineze të sigurisë kibernetike “Qi-Anxin Technology Group”.

Ai tha se kompania e tij do të derdhë më shumë burime në inovacionin pionier të teknologjisë shkencore. Qi sugjeroi optimizimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit dhe rritjen e mbështetjes për kompanitë që specializohen në industri të veçanta me teknologji të avancuara dhe potencial të madh rritjeje.