Panairi i Import-Eksportit i Guangzhou-t do të mbahet në terren në mënyrë të gjithanshme
2023-03-16 20:18:38

Foto: VCG

Foto: VCG

Nga edicioni i pranverës Panairi i Import-Eksportit i Guangzhou-t do të mbahet në terren në mënyrë të gjithanshme, njoftoi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës Shu Jueting.

“Panairi i 133-të i Import-Eksportit i Guangzhou-t do të mbahet nga 15 prill deri më 5 maj në qytetin Guangzhou, me tre faza. Njëkohësisht, do të ofrohen edhe shërbime në internet gjatë gjithë kohës. Panairi i 133-të do të mbahet për herë të parë në hapësirën e re të ekspozitës. Sipërfaqja e ekspozitës do të zgjerohet në 1.5 milionë metra katrorë, nga 1.18 milionë. Përmasa e panairit arrin në nivel të ri, me 54 zona ekspozimi profesionale. Mbi 30 mijë kompani do të marrin pjesë me prani fizike në panair,” tha zëdhënësja.

Foto: VCG

Foto: VCG

Shu vuri në dukje se panairi i këtij viti do të rrisë nivelin e promovimit për të tërhequr më shumë blerës vendas e të huaj për të marrë pjesë. Njëkohësisht, do të zhvillohen aktivitete shoqëruese, si Forumi i 2-të Ndërkombëtar i Tregtisë Zhujiang, për të nxitur zhvillimin e integruar të panairit. (Li Huailiang/Artan)