Inovacionet kyçe për sektorin e qumështit
2023-03-16 16:21:18

Në Asamblenë e 14-të Kombëtare Popullore të zhvilluar në Pekin u kërkua që të bëhen më shumë përpjekje në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionet për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së qumështit në Kinë. Disa anëtarë të Asamblesë, që janë dhe drejtues në kompani qumështi, thanë se prosperiteti i industrisë së qumështit në Kinë qëndron në zhvillimin e zinxhirëve të prodhimit, veçanërisht në ferma dhe grupime industriale. Sipas tyre, përparimet dhe risitë teknologjike janë thelbësore në rritjen e vitalitetit të industrisë vendase të qumështit, e cila pritet të ketë rol kryesor në lehtësimin e vitalizimit rural.

VCG

VCG

Inovacionet kyçe për sektorin e qumështit

Duhet të bëhen më shumë përpjekje në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionet për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë vendase të qumështit në Kinë, e cila do të forcojë zhvillimin e bujqësisë dhe do të nxisë përparimin e vitalizimit rural të vendit, u bë e ditur në Asamblenë e 14-të Kombëtare Popullore.

Shi Yudong, anëtar i Asamblesë dhe drejtor i departamentit të kërkimit dhe zhvillimit të qumështit “Mengniu”, tha se prosperiteti i industrisë së qumështit të vendit qëndron në zhvillimin e zinxhirëve të prodhimit, veçanërisht në ferma dhe grupime industriale.


ChinaDaily

Shi tha se qumështi “Mengniu” zotëron më shumë se 100 ferma dhe 250.000 lopë në më shumë se 10 parqe industriale të qumështit në mbarë vendin, duke ofruar më shumë se 700.000 vende pune.

Sipas tij, krijimi i rezervave për lëndët e para të qumështit për të ruajtur furnizimin e tregut dhe stabilitetin e çmimeve është me rëndësi për industrinë e qumështit në Kinë.

Me rezerva të tilla që mbledhin lëndët e para kryesore të qumështit, Shi sugjeroi që të ndërtohej një qendër kombëtare për tregtimin e lëndëve të para të qumështit për të mbrojtur më tej zhvillimin e qëndrueshëm dhe të rregullt të industrisë së qumështit në vend.

VCG

VCG

Fakti që Kina ende mbështetet shumë në importet e barit dhe farave foragjere me cilësi të lartë, e cila ka qenë një sfidë për industrinë vendase, bëri që ndërmarrjet e qumështit si “Mengniu” të sjellin sugjerime për rritjen e përpjekjeve për mbjelljen e barit të mirë për të përmirësuar furnizimin e vetëmjaftueshëm me foragjere dhe rritjen e lopëve me cilësi të lartë nëpërmjet rinovimit të mbarështimit.

Wang Caiyun, anëtare e Asamblesë dhe menaxhere e lartë për kërkimin dhe zhvillimin në gjigantin e qumështit “Yili Industrial Group Co Ltd”, tha se përparimet dhe risitë teknologjike janë thelbësore në rritjen e vitalitetit të industrisë vendase të qumështit, e cila pritet të ketë rol kryesor në lehtësimin e vitalizimit rural.

Për shembull, Wang dhe ekipi i saj zhvilluan një teknologji të prodhimit të koncentruar të laktalbuminës, ose proteinës së hirrës, një element thelbësor për produktet e qumështit për foshnjat, duke thyer monopolin teknologjik të kompanive të huaja.

VCG

VCG

“Ka ende shumë pengesa në zinxhirët e prodhimit të qumështit. Ne do të forcojmë më tej aplikimin e kërkimit në prodhim, veçanërisht në teknologjinë e re të përpunimit të qumështit dhe përpunimin e lëndëve të para të qumështit me vlerë të lartë të shtuar, në mënyrë që të transformojmë vlerën e prodhimit në fitime reale për fermerët dhe blegtorët për të arritur vitalizimin rural”,- tha Wang.

Që nga viti 2014, “Yili” ka shpenzuar më shumë se 110 miliardë juanë (15.93 miliardë dollarë) në mbështetje financiare për partnerët e tyre bujqësorë, me teknologji për të rritur vëllimin e prodhimit ditor të qumështit dhe për të ulur kostot e bujqësisë, bëri të ditur kompania.

Sipërmarrësit e qumështit kanë investuar gjithashtu për ushqimin dhe produktet shëndetësore dhe përpjekjet e marketingut për të rritur më tej konsumin e qumështit, duke përfshirë zhvillimin e produkteve të qumështit organik, me yndyrë të ulët dhe me sheqer të ulët.

VCG

VCG