Zinxhiri industrial rrit avantazhin e Kinës
2023-03-14 16:21:45

Prodhuesit të automjeteve elektrike “Tesla Inc” iu deshën 12 vjet për të prodhuar një milion automjetet e para. Por, nga shifra prej 3 milionë në 4 milionë, prodhuesit amerikan të makinave iu deshën vetëm shtatë muaj, një moment historik i arritur më 2 mars, falë kontributeve të jashtëzakonshme nga fabrika e tij Giga në Shangai, e cila prodhoi mbi 710.000 makina elektrike vitin e kaluar, shkruan “China Daily”.

VCG

VCG

Fabrika e Shangait përbënte gjithashtu më shumë se gjysmën e 1.3 milionë automjeteve të Tesla-s të shitura globalisht vitin e kaluar, një dëshmi për zinxhirët jashtëzakonisht të fortë të furnizimit dhe industrial të vendit.

Këta zinxhirë shpjegojnë gjithashtu pse konsumatorët kinezë janë në gjendje të blejnë modelet më të fundit të “iPhone” të “Apple Inc” brenda disa orësh nga lançimi i tyre nëpërmjet platformave të famshme të shpërndarjes në internet në Kinë, në kontrast me pritjet disaditore të blerësve në vende të tjera.

Rreth 90 për qind e produkteve të tilla të “Apple” prodhohen në Kinë.

Zinxhirët e furnizimit dhe industrial të Kinës ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse nga furnizimi me lëndë të parë, prodhimi i komponentëve, shpërndarja, montimi, përpunimi dhe logjistika deri te dorëzimi përfundimtar te konsumatorët, thanë ekspertët.

VCG

VCG

Pavarësisht rënies ekonomike globale dhe sanksioneve të SHBA-së, Kina e ka bërë të qartë se çdo përpjekje për të shkëputur zinxhirët e furnizimit do të dëmtojë botën dhe vendi do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në stabilizimin e zinxhirëve industrialë globalë.

Sipas raportit të fundit të punës së qeverisë, vendi do të përshpejtojë modernizimin e sistemit të tij industrial, me fokus në zinxhirët kryesorë industrialë në sektorin e prodhimit. (Fatosi)