Xi Jinping-u thekson zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë private
2023-03-07 17:27:36

Ekonomia private është forcë e rëndësishme për Partinë Komuniste të Kinës (PKK) për të ruajtur qeverisjen afatgjatë e për të bashkuar e udhëhequr popullin kinez në realizimin e objektivave të dy njëqindvjetorëve dhe rilindjen e madhe të kombit kinez, theksoi presidenti kinez Xi Jinping të hënën pasdite.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Xi i tha këto ndërsa vizitoi këshilltarët politikë kombëtarë nga Shoqata e Ndërtimit Kombëtar Demokratik e Kinës dhe Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe e Tregtisë, të cilët marrin pjesë në sesionin e parë të Komitetit Kombëtar të 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK).

Janë të nevojshme përpjekjet për përmirësimin e mjedisit për zhvillimin e sipërmarrjeve private, heqjen e pengesave institucionale për pjesëmarrjen e tyre në konkurrencën e drejtë të tregut dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë së ndërmarrjeve private dhe të të drejtave e të interesave të sipërmarrësve në përputhje me ligjin, tha Xi.

2022-shi ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kyç në historinë e Partisë e të vendit, theksoi ai, duke shtuar: "Ne zbatuam filozofinë e re të zhvillimit në një mënyrë të plotë, të saktë e të gjithanshme, bëmë përpjekje për të krijuar një model të ri zhvillimi dhe nxitëm zhvillimin me cilësi të lartë".

Foto:VCG

Foto:VCG

Me inflacionin botëror që arriti nivelin e vet më të lartë në më shumë 40 vjet, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Kinë mbeti i qëndrueshëm dhe ekonomia u rrit me 3 për qind në mbarë vitin, shifra me e lartë ndër ekonomitë më të mëdha të botës, tha Xi.

Duke vënë në dukje se pesë vjetët që nga Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së kanë qenë "të jashtëzakonshëm", ai theksoi se mjedisi i jashtëm për zhvillimin e Kinës po ndryshon shpejt dhe ka një rritje të faktorëve të pasigurt e të paparashikueshëm.

Janë bërë arritje në përballimin e sfidave, tha Xi, duke përmendur shembuj të tillë si shtimi i PBB-së së Kinës me një mesatare vjetore 5.2 %, fitorja e betejës kundër varfërisë sipas planit dhe ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet.