foto nga CMG
Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi të martën rëndësinë e kuptimit të drejtë dhe të nxitjes së fuqishme të modernizimit të stilit kinez.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes të një sesioni studimi në Shkollën e Partisë të KQ të PKK-së.
Në sesion ishin të pranishëm anëtarët e porsazgjedhur dhe anëtarët alternativë të KQ të PKK-së, si dhe zyrtarët kryesorë në rang province dhe ministrie.
Në fjalimin e tij, Xi vuri në dukje se koncepti i modernizimit të stilit kinez vjen nga kërkimi i gjatë dhe i vështirë dhe se ky koncept duhet të vazhdojë të zgjerohet e të thellohet.
Xi tha se modernizimi kinez i ka rrënjët në kulturën tradicionale kineze, mishëron karakterin e përparuar të socializmit shkencor dhe përthith arritjet më të mira të qytetërimit.
Ai theksoi gjithashtu novacionin për zhvillimin kombëtar dhe për zgjidhjen e problemeve teorike e praktike, duke shtuar që Kina duhet të ruajë barazinë shoqërore, të ekuilibrojë zhvillimin e sigurinë dhe të vazhdojë zhvillimin me cilësi të lartë.
Në raportin e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së përshkruhet modernizimi i stilit kinez si modernizimi i një popullsie të madhe, me begati të përbashkët, me përparim material e kulturor-moral, me harmoni midis njeriut e natyrës dhe me zhvillim paqësor. (Wang Lei/ Artan)