Ekonomia e 'argjendtë' rritet me plakjen e popullsisë
2023-01-30 09:41:20

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Çështjeve Civile e Kinës ka bërë të ditur se, deri në fund të vitit 2021, kishte 267 milionë njerëz të moshës mbi 60 vjeç, që përbënin 18.9 për qind të popullsisë së përgjithshme. Zhvillimi i industrisë së shërbimeve për të moshuarit po bëhet një mënyrë e rëndësishme për të përballuar plakjen e popullsisë. Kjo industri quhet dhe ekonomia “ e argjendtë”.

 

Ekonomia e 'argjendtë' rritet me plakjen e popullsisë

 

Bizneset gjejnë mundësi për t'u dhënë të moshuarve jetë më kuptimplotë.

 

Pasi përshëndeti nipin e saj në portat e shkollës, Hu Chunmei filloi të mendonte se si do ta kalonte ditën.

 

Hu migroi në Pekin nga fshati i saj i lindjes në provincën Hubei për të ndihmuar vajzën e saj me rritjen e fëmijëve, rreth tetë vjet më parë.  Meqenëse mbesa e saj filloi shkollën në gusht, ajo e dinte se duhej të përshtatej me një rutinë të re.

 

foto: VCG

foto: VCG

"Është shumë më e vështirë nga sa mendoja. Provova guangchangwu, një kërcim në grup në vende publike me miqtë që takova në komunitet, shkova në restorante dhe mësova kaligrafi ... por u mërzita shumë shpejt. Madje mendova të gjeja një  punë, por gjithçka që mund të bëja ishte pastrimi dhe riciklimi i shisheve”, tha ajo.

 

Hu nuk është e vetme në përpjekjen për të gjetur kuptim në jetën e saj si pensioniste.  Si një grup shoqëror me ndoshta të ardhura më të disponueshme, pa presione për strehim ose arsim, kërkesa e të moshuarve për një jetë cilësore po mbështet zhvillimin e shpejtë të ekonomisë "së argjendtë".

 

Sipas Ministrisë së Çështjeve Civile të Kinës, deri në fund të vitit 2021, kishte 267 milionë njerëz të moshës mbi 60 vjeç, që përbënin 18.9 për qind të popullsisë së përgjithshme.

 

Li Banghua, nënkryetari i departamentit të shërbimeve infermierore të ministrisë, tha në një konferencë shtypi se popullsia totale e  personave të moshës mbi 60 vjeç ka të ngjarë të kalojë 300 milionë deri në fund të vitit 2025, duke përbërë më shumë se 20 për qind të popullsisë totale.

 

“Zhvillimi i industrisë së shërbimeve për të moshuarit po bëhet një mënyrë e rëndësishme për të përballuar plakjen e popullsisë”, tha ai.

foto: VCG

foto: VCG 

Grupi në rritje po posedon gjithashtu fuqi shpenzimesh në rritje. Një raport nga konsulenca iiMedia tregoi se në vitin 2021, madhësia e tregut të industrisë së kujdesit për të moshuarit arriti në 8.8 trilion juanë (1.3 trilion dollarë), një rritje nga viti në vit prej 22.3 përqind dhe  madhësia e tregut pritet të arrijë në 12 trilion juanë në vitin 2023.


Qeveria ka ndërmarrë gjithashtu një sërë masash për të mbështetur sektorin e kujdesit për të moshuarit.  Ministria e Çështjeve Civile dhe Ministria e Financave kanë aranzhuar një total prej 1.1 miliardë juanë për të mbështetur 42 rajone në ndërtimin e shtretërve të kujdesit për të moshuarit dhe ofrimin e shërbimeve në shtëpi për të moshuarit me aftësi të kufizuara dhe ata me vështirësi financiare.


"Shtretërit e kujdesit të të moshuarve në shtëpi" i referohen një mekanizmi që qeveria ka promovuar, përmes të cilit të moshuarit mund të gëzojnë shërbime profesionale të infermierisë dhe monitorimit të shëndetit në shtëpi në të njëjtën mënyrë si në një shtëpi të moshuarish.