Kina regjistroi 226 milionë udhëtime pasagjerësh gjatë festës së Festivalit të Pranverës
2023-01-30 15:37:45

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Rreth 226 milionë udhëtime pasagjerësh u bënë gjatë festës së sapopërfunduar të Festivalit të Pranverës, treguan të dhënat zyrtare të shtunën.  

Gjatë festës shtatëditore, e cila zgjati nga 21 deri më 27 janar, numri i udhëtimeve hekurudhore dhe rrugore arriti përkatësisht në 50.17 milionë dhe 162 milionë, ndërsa numri i udhëtimeve detare dhe ajrore të pasagjerëve ishte rreth 4.87 milionë dhe 9.01 milionë, citon “Xinhua”.  

Festivali i Pranverës, ose Viti i Ri Hënor Kinez, është festivali më i rëndësishëm në Kinë, si dhe një kohë për bashkime familjare dhe udhëtime. Festivali i Pranverës së këtij viti ra më 22 janar. (Elona)  

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG