Ermonela Jaho: E mrekulluar nga mikpritja kineze
2023-01-30 14:39:30

Ermonela Jaho gjatë koncertit në Pekin

Ermonela Jaho gjatë koncertit në Pekin

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është një nga emrat më të respektuar ndërkombëtarisht në muzikën klasike, që ka prekur skenat më të mëdha të botës, nga Milano, në Paris, Londër e Nju Jork.

Në një intervistë së fundmi për Grupin Mediatik të Kinës, sopranoja ka folur për eksperiencën e saj në Pekin katër vite më parë, me operën “Thais”, bashkë me legjendarin Plaçido Domingo.

“Ishte një eksperiencë fantastike”,- tha Jaho, e cila ishte mrekulluar nga fakti që gjatë promovimit të asaj opere ishte njohur me gazetarë kinezë që e flisnin bukur gjuhën shqipe.

“Mbeta pa fjalë nga fakti që dikush tjetër e fliste gjuhën shqipe aq bukur. Dhe me sa dashuri dhe mirësi jam mirëpritur nga populli kinez, gjithashtu nga bashkatdhetarët e mi në Kinë”,- u shpreh sopranoja  Ermonela Jaho në intervistën ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës. (Elona)