Zëdhënësja: Kina nuk rri duarkryq, nuk e acaron situatën dhe nuk përfiton nga kriza e Ukrainës
2023-01-30 18:27:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina nuk rri duarkryq, nuk e acaron situatën dhe nuk përfiton nga kriza e Ukrainës, u shpreh të hënën në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning. 

Kur iu kërkua nga një gazetar të komentonte mbi raportet se qeveria amerikane ka deklaruar që disa kompani kineze mund t'i kenë dhënë Rusisë ndihmë ushtarake ose ekonomike, Mao Ning u shpreh se Kina i përmbahet gjithmonë qëndrimit objektiv e të drejtë në problemin e Ukrainës dhe qëndron gjithmonë në anën e paqes, duke luajtur një rol konstruktiv për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës.

 "Pala amerikane duhet të ndalojë furnizimin e Ukrainës me armë dhe duhet të nxitë zbutjen e situatës në mënyrë të përgjegjshme, duke krijuar kushtet e favorshme e të nevojshme për negociatat paqësore," theksoi zëdhënësja. (Fani)