Kina vë në shërbim 2000 km hekurudha të shpejtësisë së lartë në vitin 2022
2023-01-30 15:41:20

nga VCG

nga VCG

Një total prej 4100 kilometrash linja të reja hekurudhore u vunë në funksion në të gjithë Kinën në vitin 2022, duke përfshirë 2082 km shina me shpejtësi të lartë, treguan të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd.”

Nga fundi i vitit të kaluar, hekurudhat e Kinës në shërbim ishin shtrirë në një gjatësi totale prej 155,000 km, brenda së cilës gjatësia e funksionimit të rrjetit të shpejtësisë së lartë kishte arritur në 42.000 km, sipas grupit.

Investimet e aseteve fikse në hekurudhat e Kinës arritën në 710.9 miliardë juanë (rreth 105 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, duke promovuar një grup projektesh të mëdha në fushën e ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore.

nga VCG

nga VCG

Në vitin 2023, Kina planifikon të nisë linja të reja hekurudhore prej më shumë se 3000 km, duke përfshirë 2500 km për trenat me shpejtësi të lartë, bën të ditur “Xinhua”.

Vendi ka ndërtuar rrjetin më të madh hekurudhor të shpejtësisë së lartë në botë për të adresuar kërkesën në rritje të njerëzve për udhëtime të rehatshme. (Elona)