Shangai do të përmirësojë më tej klimën e biznesit
2023-01-30 14:52:19

nga VCG

nga VCG

Qendra financiare e Kinës, Shangai, publikoi të shtunën një plan të ri veprimi për të përmirësuar klimën e biznesit, veçanërisht në sektorin e shërbimeve digjitale. Sipas planit, Shangai do të optimizojë shërbimet digjitale për regjistrimin e ndërmarrjeve dhe do të krijojë një platformë të unifikuar digjitale për shërbimet publike të punësimit për të rritur efikasitetin, citon “Xinhua”.

Shangai, i cili ka portin më të ngarkuar të kontejnerëve në botë, do të vazhdojë të përshpejtojë zhdoganimin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë pesë viteve të fundit, 2.25 milionë subjekte të reja tregu u krijuan në Shangai, një rritje prej 52.7 për qind krahasuar me pesë vitet e mëparshme.

Në vitin 2020, Kina u rendit e 31-ta në renditjen e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, duke u rritur nga vendi i 78-të në vitin 2018. (Elona)

nga VCG

nga VCG