Shkalla e papunësisë në Makao bie në 3.5 për qind në tetor-dhjetor
2023-01-30 15:14:10

nga VCG

nga VCG

Norma e përgjithshme e papunësisë në Makao për periudhën nga tetori në dhjetor u ul me 0.2 pikë përqindje në 3.5 për qind nga periudha shtator-nëntor. Raporti i fundit nga Shërbimi i Statistikave dhe Regjistrimit të Makaos tregoi se shkalla e papunësisë për banorët vendas ishte 4.5 për qind për periudhën tetor-dhjetor, përcjell “Xinhua”.

Shkalla e nënpunësimit ra me 0.4 pikë përqindje në 3.9 për qind, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 68.5 për qind, shtohet në raport. Forca e punës që jeton në Makao ishte 373.400 njerëz për periudhën nga tetori deri në dhjetor të këtij viti. Numri i të papunëve ka rënë me 800 nga periudha e mëparshme në 13.200.

Ndërkohë, përqindja e personave që kërkojnë punën e tyre të parë është rritur me 0.6 pikë përqindjeje në 12.0 për qind të totalit të të papunëve.

Për gjithë vitin 2022, shkalla e përgjithshme e papunësisë ishte 3.7 për qind dhe shkalla e papunësisë së banorëve vendas shënoi 4.8 për qind, përkatësisht me 0.8 dhe 0.9 pikë përqindje më shumë nga viti në vit. (Elona)

nga VCG

nga VCG