Kryeministri kinez uron Borjana Kriston pas zgjedhjes si presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës
2023-01-28 18:36:19

Foto: VCG

Foto: VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi të premten një mesazh urimi Borjana Kristos për zgjedhjen e saj si presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në mesazhin e tij, kryeministri vuri në dukje se Kina e Bosnja dhe Hercegovina kanë një miqësi të thellë tradicionale. Vitet e fundit marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme si energjetikë apo infrastrukturën e transportit, ka vazhduar të avancohet. Pala kineze i kushton rëndësi marrëdhënieve me Bosnjen dhe Hercegovinën dhe është e gatshme të punojë me këtë vend për të thelluar bashkëpunim me përfitime të ndërsjella, për të nxitur marrëdhëniet dypalëshe që të marrin përparim të ri dhe për të përfituar të dy popujt. (Li Huailiang/Edmond)