Ekspertët: Fryma e bashkëpunimit afron Kinën dhe Amerikën Latine
2023-01-28 19:41:01

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina dhe vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve kanë ndjekur frymën e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë kur kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre dhe kjo ka lejuar që lidhjet të thellohen në të mirë të të dyja palëve, tha një akademik argjentinas.

Përballë sfidave të shumta globale, bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësore, tha Gonzalo Tordini, drejtor i Programit Strategjik Kinë-Argjentinë në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Buenos Aires.

“Për këtë qëllim, CELAC (Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve) dhe Forumi Kinë-CELAC luajnë një rol të rëndësishëm”,- tha ai në një intervistë për “Xinhua”.

Deklarata e Tordinit u bë në kuadër të samitit të shtatë të CELAC, gjatë të cilit presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim video, duke theksuar rolin domethënës të CELAC në sigurinë dhe zhvillimin rajonal dhe duke përsëritur vullnetin e Kinës për të rritur bashkëpunimin me vendet në rajon për një e ardhme me e ndritur.

“Kina ka qenë një nga promotorët kryesorë të bashkëpunimit ndërkombëtar në vitet e fundit, me theks në multilateralizmin, të favorshme dhe përfitime reciproke. Gjithmonë ka pasur një predispozitë shumë të qartë për të punuar në bashkëpunim me rajonin”,- tha akademiku.

Sipas tij, është e dukshme se Kina ka dhënë kontribut të rëndësishëm në rajon nëpërmjet bashkëpunimit Jug-Jug. Ai theksoi se Kina parashtroi nismën “Një brez, një rrugë” duke ndjekur prosperitetin e përbashkët për vendet në zhvillim.

Tordini tha se vendet e rajonit i kushtojnë rëndësi të madhe marrëdhënieve të tyre me Kinën dhe lidhjet mes dy palëve po bëhen edhe më të ngushta për shkak të besimit më të madh mes tyre.

“Lidhja ka një bazë solide dhe është zhvilluar në mënyrë integrale, duke u rritur në shumë fusha si ekonomia, financa, politika, kultura, teknologjia dhe arsimi”, shtoi Tordini. (Irma)