Sondazhi, 88.1 % pranojnë arritjet e Kinës në parandalimin e epidemisë gjatë tre vjetëve të fundit
2023-01-27 15:10:04

foto/CGTN

foto/CGTN

Kina u vlerësua lart për arritjet e saj në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19, sipas një sondazhi global nga Instituti i Studimit të Politikave i CGTN-it dhe Instituti Kinez i Opinionit Publik i Universitetit “Renmin” të Kinës.

foto/CGTN

foto/CGTN

Sondazhi përfshiu 21 vende, si Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. 88.1 për qind e pjesëmarrësve pranuan arritjet e Kinës në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë gjatë tre vjetëve të fundit. Shifra ishte 93.4 për qind ndër të pyeturit nga vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.

Kina ka ndjekur parimin e "vënies së njerëzve dhe jetës së tyre në plan të parë" dhe ka optimizuar përgjigjen epidemike në luftën e vet trevjeçare kundër virusit.

Kina ka nisur fushatën e vaksinimit më të madhe në botë dhe ka arritur të mbrojë grupet kryesore të popullsisë. Deri më tani, ka më shumë se 6.63 milionë vdekje për shkak të COVID-19 në mbarë botën, ndërsa shifrat e rasteve të rënda dhe vdekjeve në Kinë janë ndër më të ulëtat.

71.6 % e pjesëmarrësve në sondazh vlerësuan rregullimet dinamike të Kinës për sa i përket politikës ndaj COVID-19.

foto/CGTN

foto/CGTN

Lidhur me uljen nga Kina të menaxhimit të COVID-19 nga niveli i sëmundjeve infektive të kategorisë A në të kategorisë B, 76.2 për qind e të pyeturve i konsideruan masat përkatëse si pozitive dhe efektive. Këto masa përfshijnë hapjen e sa më shumë klinikave të etheve për të përmbushur kërkesat e publikut për shërbime mjekësore, rritjen e numrit të shtretërve të reparteve të terapisë intensive dhe sigurimin e pranimeve në kohë për pacientët e sëmurë rëndë dhe në gjendje kritike.

Shifra në këtë drejtim ishte më e lartë në mesin e të anketuarve aziatikë, afrikanë dhe latinoamerikanë me 82.5 për qind.

Kina ka ofruar më shumë se 2.2 miliardë doza të vaksinës  së COVID-19 për më shumë se 120 vende e organizata ndërkombëtare, si edhe një numër të madh veshjesh mbrojtëse, ventilatorësh, maskash e furnizimesh të tjera për 153 vende dhe 15 organizata ndërkombëtare gjatë tre vjetëve të fundit. 

Sipas sondazhit, mbi 85 % e të pyeturve vlerësuan lart kontributin e Kinës në mbrojtjen globale ndaj COVID-19.  (Fang Xiaoyu/Artan)