Sateliti i telekomunikacionit i Kinës fillon ndryshimin e automatizuar të orbitës
2023-01-27 13:57:07

Sateliti telekomunikues i Kinës APSTAR-6E është ndarë kohët e fundit nga moduli i tij i pavarur shtytës, duke filluar udhëtimin e tij të ndryshimit të orbitës me shtytje elektrike, njoftoi Korporata e Shkencës dhe Teknologjisë Ajrore të Kinës (CASC), zhvilluesi i satelitit, citon “Xinhua”.

Sateliti u lëshua nga një raketë bartëse Long March-2C nga qendra e nisjes satelitore Xichang më 13 janar dhe hyri me sukses në orbitën e planifikuar.

Si një satelit tregtar ekonomik i gjeneratës së re me një performancë të lartë, efikasitet të lartë dhe performancë me kosto të lartë, APSTAR-6E është sateliti i parë i Kinës që ndryshon orbitën e tij tërësisht në mënyrë autonome, bëri të ditur CASC.

Pas ndarjes nga moduli i tij i pavarur shtytës, sateliti do të transferohet në orbitën sinkrone nga dy sistemet e tij shtytëse elektrike.

Sateliti do të përdoret kryesisht për të ofruar shërbime të komunikimit me brez të gjerë. (Irma)