Banka e Zhvillimit në Kinë rrit mbështetjen e kredisë për projektet e ruajtjes së ujit
2023-01-27 14:48:56

nga VCG

nga VCG

Banka për Zhvillim në Kinë lëvroi 186.4 miliardë juanë (rreth 27.53 miliardë dollarë amerikanë) kredi në vitin 2022, për të mbështetur projektet për ruajtjen e ujit, raporton “Xinhua”.

Sipas bankës, kreditë mbështetën kryesisht projektet kryesore të Kinës për ruajtjen e ujit, të tilla si sistemi i ujitjes së grykës së Dateng në Kinën jugore dhe menaxhimi gjithëpërfshirës i pellgut të lumit Yongding në Kinën veriore.

Në fazën tjetër, fokusi do të jetë në fushat kyçe dhe hallkat e dobëta në fushën e ruajtjes së ujit dhe do të forcojë mbështetjen financiare për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë në këtë fushë.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Sipas bankës, më shumë mbështetje do të ofrohet për të përmirësuar aftësitë e parandalimit të përmbytjeve dhe thatësirës, optimizimin e shpërndarjes së burimeve ujore dhe avancimin e përdorimit intensiv dhe ruajtjes së ujit. (Irma)