Prodhimi i arit në Kinë u rrit me 13.09 për qind në 2022-shin
2023-01-26 14:38:04

nga VCG

nga VCG

Kina prodhoi 372.048 tonë ar në vitin 2022, 43.065 tonë ose 13.09 për qind më shumë nga viti në vit, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Arit të Kinës (CGA).

Konsumi i arit në Kinë ra me 10.63 për qind më pak nga viti i kaluar, citon “Xinhua”. Investimi i shufrave të arit dhe monedhave u ul me 17.23 për qind nga viti 2021 në 258.94 tonë.

Në vitin 2022, çmimi i arit mbeti në nivele të larta në tregun global, i nxitur nga faktorë të tillë si kriza gjeopolitike, pandemia e Covid-19, ngadalësimi i ekonomisë globale dhe rritja e inflacionit.

Të dhënat e shoqatës treguan se çmimi mesatar vjetor i Au9999, një ar i pastër shumë i rafinuar, në bursën e arit të Shangait u rrit me 4.53 për qind nga viti në vit për të arritur në 390.58 juanë për gram. (Elona)