Argjentina mirëpret forcimin e marrëdhënieve të Bashkësisë së Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve me Kinën
2023-01-26 12:01:22

Fitorja në Kupën e Botës në futboll e bëri Argjentinën edhe më të njohur dhe projektoi fuqinë e saj të butë në mbarë botën. Me Samitin e 7-të të Bashkësisë së Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (BShALK), që u zhvillua në Buenos-Aires, a i ka dhënë Argjentina frymë të re organizatës, teksa Brazili rikthehet në këtë mekanizëm integrimi? Zou Yun i CGTN-it bisedoi me ministrin e Jashtëm të Argjentinës Santiago Cafiero për të diskutuar rolin global të BShALK-ut dhe marrëdhëniet e tij në rritje me Kinën, partneren kryesore tregtare të shumë prej ekonomive më të mëdha të Amerikës Latine. Dhe teksa Argjentina ka aplikuar për t’iu bashkuar BRICS-it, si do ta forcojë më tej nisma kineze “Një brez, një rrugë” konkurrueshmërinë e Argjentinës në tregun botëror? Santiago Cafiero jep gjithashtu përshtypjet e tij për Kinën dhe presidentin Xi Jinping, si edhe rrëfen disa histori të ngrohta lidhur me Kinën dhe Argjentinën.