Xi Jinping-u uron guvernatorin e përgjithshëm australian për Ditën Kombëtare të Australisë
2023-01-26 15:53:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i telefonoi të enjten guvernatorit të përgjithshëm australian David John Hurley për ta uruar për Ditën Kombëtare të Australisë.

Xi Jinping-u vuri në dukje se vitin e kaluar Kina dhe Australia festuan së bashku 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre. Të dyja palët e shfrytëzuan këtë mundësi për të rishikuar të kaluarën dhe për t’u përballur me të ardhmen, duke bërë përpjekje aktive në drejtimin e duhur, për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe.

“Unë i kushtoj një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-australiane dhe shpresoj se të dyja palët do të forcojnë dialogun dhe do të thellojnë bashkëpunimin bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta, duke ruajtur dallimet, duke nxitur së bashku zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Australi dhe duke sjellë më shumë përfitime për të dy popujt,” tha Xi.