Çmimet e mjeteve të prodhimit rriten në Kinë
2023-01-26 14:14:03

Shumica e mallrave kapitale në Kinë shënuan çmime më të larta në mesin e janarit 2023 krahasuar me fillimin e janarit, treguan të dhënat zyrtare. Nga 50 mallrat e monitoruara nga qeveria, të cilat përfshijnë tuba çeliku pa tela, benzinë, qymyr, pleh dhe disa produkte bujqësore të përdorura kryesisht për përpunim, 33 shënuan çmime më të larta dhe 14 panë rënie, citon “Xinhua” të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Çmimet e mishit të derrit ranë 2.7 për qind në mes të janarit në 14.6 juanë (rreth 2.16 dollarë amerikanë) për kg, treguan të dhënat nga zyra.

Shifrat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë me afro 2,000 shitës me shumicë dhe shpërndarës në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë vendin. (Elona)