Presidenti kinez uron homologun indian për Ditën e Republikës të Indisë
2023-01-26 15:48:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping uroi të enjten homologun e vet indian Droupadi Murmu për Ditën e 74-t të Republikës të Indisë.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina e India janë vende fqinje me qytetërime të lashta, vende të mëdha në zhvillim dhe ekonomi të reja të mëdha. Marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme kino-indiane janë në interesin themelor të dy vendeve e popujve dhe kanë një rëndësi të madhe për paqen dhe përparimin botëror. “Unë jam i gatshëm të punoj me Ju për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-Indi,” u shpreh Xi.

Po atë ditë, edhe kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi një mesazh urimi homologut të tij indian Narendra Modi.