Eksportet e kamionçinave në Kinë rriten me 65 për qind në vitin 2022
2023-01-26 14:50:32

nga VCG

nga VCG

Eksportet e kamionçinave në Kinë u rritën me 65 për qind nga viti në vit në vitin 2022, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës.

Një total prej 128.000 kamionçinash u eksportuan në vitin 2022, duke përbërë 25 për qind të shitjeve totale të kamionçinave, bën të ditur “Xinhua”.

Vetëm në dhjetor, Kina eksportoi gjithsej 15.000 njësi kamionçina, me rritje 70 për qind nga viti në vit.

Shitjet e kamionçinave në Kinë ranë 26 për qind nga viti në vit në 43.000 muajin e kaluar për shkak të ndërprerjeve të Covid-19, sipas shoqatës. (Elona)

nga VCG

nga VCG