Indonezia do të kërkojë më shumë fluturime direkte nga qytetet kineze në Bali
2023-01-26 14:56:22

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Me synimin për rritjen e numrit të turistëve ndërkombëtarë, Indonezia po planifikon të ketë më shumë fluturime direkte nga qytetet kineze në ishullin e tij turistik Bali.

Në një konferencë shtypi, ministri i vendit për Turizmin dhe Ekonominë Kreative, Sandiaga Uno, tha se Indonezia ka vendosur një objektiv prej mbi 250.000 turistësh nga Kina këtë vit, bën të ditur “Xinhua”.

Të dielën e kaluar u bë fluturimi i parë direkt nga Kina në Bali që nga fillimi i pandemisë.

Fluturimi me 210 turistë kinezë u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Ngurah Rai” në Bali nga qyteti jugor i Kinës, Shenzhen.

Në vitin 2019, rreth 2.07 milionë turistë kinezë vizituan arkipelagun, sipas Statistikave të Indonezisë. (Elona)

nga VCG

nga VCG