Juani digjital në qarkullim arrin 13.61 miliardë në 2022-shin
2023-01-26 15:17:45

nga VCG

nga VCG

Sasia e juanit digjital në qarkullim arriti në 13.61 miliardë (rreth 2.01 miliardë dollarë amerikanë) deri në fund të vitit 2022, treguan të dhënat nga banka qendrore e vendit.

Me monedhën digjitale të përfshirë, shuma e parave të gatshme në qarkullim arriti në 10.47 trilionë juanë deri në fund të vitit të kaluar, 15.3 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Bankës Popullore të Kinës, bën të ditur “Xinhua”.

Si një kurs ligjor në formë digjitale, juani digjital është një komponent i monedhës kineze, ashtu si renminbi fizik. Është e nevojshme të kombinohen statistikat dhe analizat, si dhe të zbatohet administrimi i përgjithshëm i dy formave të monedhës, tha Xuan Changneng, zëvendësguvernator i bankës. Sipas tij, me skenarët e aplikimit, vlera e transaksionit dhe sasia e juanit digjital në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, sistemet e menaxhimit dhe llogaritjes relative janë përmirësuar. (Elona)