Studiuesit kinezë ndërtojnë një sistem IA për parashikimin e rrymës kryesore të oqeanit
2023-01-25 15:14:04

 Foto:Akademia e Shkencave e Kinës

Foto:Akademia e Shkencave e Kinës

Studiuesit kinezë kanë ndërtuar një sistem konkluzionesh dhe parashikimi të inteligjencës artificiale (IA) për rrjedhën indoneziane (ITF), që mund të bëjë parashikime të vlefshme të rrymës oqeanike shtatë muaj përpara.

ITF shërben si një degë kryesore e rripit transportues global të nxehtësisë/kripës duke transferuar ujërat e sipërme të oqeanit nga Paqësori në Oqeanin Indian përmes deteve indoneziane. Studiuesve më parë u mungonin mënyra ideale për të parashikuar ITF, për shkak të paragjykimeve të modelit në sistemet aktuale të simulimit numerik.

Në këtë studim të ri, studiuesit kinezë nga Instituti i Oqeanologjisë, Akademia Kineze e Shkencave dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit në Nanjing përdorën të dhëna satelitore dhe modele të IA bazuar në të mësuarit e thellë për të ndërtuar sistemin e konkluzionit dhe parashikimit për ITF, bën të ditur “Xinhua”.

Foto:Akademia e Shkencave e Kinës

Foto:Akademia e Shkencave e Kinës

Studiuesit përdorën lartësitë e sipërfaqes së detit midis pellgjeve të Oqeanit Indian dhe atij Paqësor për të hartuar modelin e tyre të IA dhe e trajnuan modelin me grupe të dhënash oqeanike.

Më pas ata futën të dhëna satelitore nga viti 1993 deri në vitin 2021 në sistem për të riprodhuar ITF-në gjatë kësaj periudhe. Rezultatet ishin shumë në përputhje me të dhënat e vëzhgimit në terren.

Foto:Akademia e Shkencave e Kinës

Foto:Akademia e Shkencave e Kinës

Studiuesit thanë se sistemi mund të sigurojë një mjet të ri për studimin e qarkullimit të oqeanit dhe ndryshimin e klimës në Oqeanin Indo-Paqësor dhe të lehtësojë presionin e vëzhgimit oqeanografik në kohë reale. (Elona)