Prodhimi i gazit natyror të Kinës u rrit me 6.5 për qind në dhjetor 2022
2023-01-25 14:27:46

Foto: VCG

Prodhimi i gazit natyror të Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme në dhjetor 2022. Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan se vendi prodhoi 20.4 miliardë metra kub gaz natyror në dhjetor, 6.5 për qind më shumë se një vit më parë, citon “Xinhua”.

Norma e rritjes ishte 2.1 pikë përqindjeje më e ulët se ajo e nëntorit.

Në vitin 2022, prodhimi i gazit natyror të Kinës u rrit 6.4 për qind nga viti në vit në 217.8 miliardë metra kub. Vendi importoi 109.25 milionë tonë gaz natyror në të njëjtën periudhë, me një rënie prej 9.9 për qind nga viti në vit. (Elona)