Darka e ribashkimit e Vitit të Ri Kinez, shfaqen prirje të reja konsumi
2023-01-25 11:38:22

Foto: VCG

Prirje të reja konsumi u shfaqën sivjet gjatë darkës tradicionale së ribashkimit të Vitit të Ri Kinez, që vlerësohet si pjesa më e rëndësishme e festës, sipas një raporti nga gjigandi kinez i tregtisë elektronike “Pinduoduo”.

Ndërsa Kina po del nga pandemia, dhjetëra milionë veta janë kthyer në shtëpi për ribashkimin familjar, duke çuar në një rritje të shpenzimeve për ushqimin e Vitit të Ri.

Sivjet, porositë për produkte deti në zonat rurale i kaluan ato nga qytetet e nivelit të parë si Pekin, Shangai dhe Guangzhou për herë të parë në platformën e “Pinduoduo”-s, thuhet në këtë raport.

Blerjet e produkteve të detit u rritën më së shumti ndër të rinjtë në qyteza, duke ngritur kështu përpjesëtimin e porosive për këto produkte në kontetë dhe zonat rurale.

Në përgjithësi, shitjet e produkteve të detit në Kinë u shtuan me 140 për qind krahasuar me një muaj më muaj dhe importi i produkteve të detit, të tilla si karkalecat tigër gjigantë, karkalecat e kuq argjentinas dhe karkalecat e ëmbël të Arktikut, u rritën 220 % krahasuar me muajin e mëparshëm, sipas raportit.