Temperatura më e ulët është regjistruar në qytetin më verior të Kinës
2023-01-24 15:33:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Temperatura minimale në Mohe, qyteti më verior i Kinës, ra në minus 53 gradë Celsius të dielën, duke shënuar temperaturën më të ulët të regjistruar ndonjëherë, sipas zyrës lokale të motit.

Shifra theu rekordin e mëparshëm prej minus 52.3 gradë Celsius. Temperaturat në Mohe, provinca Heilongjiang, kanë rënë nën minus 50 gradë Celsius për tre ditë rresht, shkruan “Xinhua”.

Ndërsa një valë e re e të ftohtit ekstrem goditi Heilongjiang, një sërë zonash në vargmalin Khingan kanë regjistruar temperaturat e tyre më të ftohta ndonjëherë.

Mohe ka një periudhë vjetore akulli dhe dëbore deri në tetë muaj, me temperaturë mesatare vjetore rreth minus 3 gradë Celsius.

Turistët dhe qytetarët vendas këshillohen të bëjnë kujdes, pasi niveli i ulët i shikueshmërisë mund të shkaktojë aksidente trafiku, deklaroi Xu Liling, kreu i stacionit meteorologjik Mohe. (Irma)