Në Stacionin Hapësinor të Kinës u mbajt ekspozitë me fotografi
2023-01-24 15:59:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një ekspozitë e veçantë me fotografi të lidhura me hapësirën u çel në Stacionin Hapësinor të Kinës “Tiangong”, që rrotullohet rreth 400 km mbi Tokë, si një dhuratë e Vitit të Ri për Festivalin e Pranverës.

Astronautët e “Shenzhou-15”, Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu, shfaqën 21 fotografi të Stacionit Hapësinor Kinez në orbitë, të kapura nga Toka, duke shfaqur momente të ndryshme të mrekullueshme dhe kënde unike, përcjell “Xinhua”.

Fotot ishin ndër ato të mbledhura nga burime të ndryshme në një projekt të quajtur “Global Lens on Tiangong” që filloi në nëntor 2021. Projekti ka tërhequr vëmendjen e gjerë nga fotografët profesionistë, entuziastët e astronomisë, profesionistët e hapësirës dhe të rinjtë, duke prodhuar më shumë se 10.000 foto që tregojnë Stacionin Hapësinor Kinez në veprim.

Misioni “Shenzhou-15” synon të përfundojë fazën përfundimtare të ndërtimit të Stacionit Hapësinor dhe të fillojë fazën e parë të aplikimit dhe zhvillimit të tij. (Irma)