Kinezja “Hisense” bëhet eksportuesi më i madh i Sllovenisë
2023-01-23 16:50:58

Hisense (Foto Yahoo)

Hisense (Foto Yahoo)

Linjat e prodhimit kanë qenë të zëna në fabrikën e “Hisense” në qytetin Velenje në verilindje të Sllovenisë, pasi kërkesa për pajisjet e saj shtëpiake rritet vazhdimisht në Evropë.  

“Hisense”, një prodhues kinez shumëkombësh i pajisjeve elektronike, ka një pjesë prej rreth 5% të tregut evropian, por kompania i ka vendosur vetes synime më të larta për të ardhmen e afërt.  

“Evropa është një treg i madh me shumë potencial. Objektivi ynë deri në vitin 2025 është të arrijmë 10% të tregut në dy segmente, për t'u bërë realisht një markë e nivelit të dytë në Evropë”,- deklaroi për “CGTN” Jianmin Han, drejtor i “Hisense Europe”.  

Gjiganti kinez i pajisjeve shtëpiake u bë eksportuesi më i madh i Sllovenisë, duke tejkaluar ndjeshëm eksportuesit e tjerë të mëdhenj të vendit si “Renault” dhe disa kompani vendase farmaceutike vendase.  

Jo shumë i prisnin këto rezultate në vitin 2018, kur “Hisense” bleu markën sllovene “Gorenje”. E themeluar mbi 70 vjet më parë në ish-Jugosllavi, “Gorenje” prodhonte dhe eksportonte pajisje shtëpiake në të gjithë Evropën.  

Por pesë vjet më parë, konkurrenca e ashpër e detyroi qeverinë sllovene dhe aksionerët e kompanisë të vendosnin nëse do ta integronin atë në një sistem më të madh apo do ta linin të niste një rrugë të ngadaltë dhe të pashmangshme.  

VCG

VCG

Ata vendosën të ftojnë kinezen “Hisense” për të blerë “Gorenje”, në një përpjekje për t'i dhënë kompanisë dhe komunitetit një frymë të re.  

Dhe që atëherë, “Hisense” ka arritur të kthejë një fatkeqësi ekonomike dhe barrë të mundshme për qeverinë sllovene në atë që disa thonë se është një mrekulli ekonomike. Edhe skeptikët pranojnë se ka rezultuar të jetë një histori suksesi.  

Matej Lahovnik, ish-ministër i Ekonomisë dhe një profesor i ekonomisë, fillimisht ishte skeptik për blerjen e “Gorenje” nga “Hisense”, por tashmë ka ndryshuar mendje.  

“Në fund, duket se kjo blerje do të jetë shumë e suksesshme. Mjedisi në Slloveni nuk është shumë pozitiv ndaj investimeve të huaja direkte. Në fillim publiku është zakonisht shumë skeptik dhe e njëjta gjë ishte në rastin e “Hisense””,- shpjegoi Lahovnik.  

Në vitin 2021, eksportet e kompanisë arritën në 2 miliardë dollarë dhe shifra edhe më të larta priten për vitin 2022.  

“Hisense” ka siguruar mijëra vende pune në Slloveni, duke fituar publikun. Dhe me rritjen e pagave për punonjësit e kompanisë, e ardhmja duket edhe më e ndritshme. (Elona)