Kina regjistron rritje të udhëtimeve hekurudhore përpara Festivalit të Pranverës
2023-01-23 16:03:14

VCG

VCG

 

Kina regjistroi një rritje prej 27.3 për qind në baza vjetore në udhëtimet e pasagjerëve në linjat hekurudhore të kryera gjatë 15 ditëve përpara Festivalit të Pranverës.

Nga 7 janari deri më 21 janar, rreth 109.5 milionë udhëtime u kryen me tren, afro 23.5 milionë më shumë se periudha para festive e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd”, përcjell “Xinhua”.

VCG

VCG

Në dy vitet e fundit, shumica e kinezëve nuk lëvizën gjatë festivalit mes masave për frenimin e virusit, por ndryshimi i masave të reagimit ndaj Covid-19 ka sjellë  shtim të udhëtimeve.

Numri i përgjithshëm i udhëtimeve të pasagjerëve për periudhën 40-ditore të Festivalit të Pranverës, që filloi më 7 janar, pritet të arrijë në 2.1 miliardë, pothuajse dy herë më shumë se vitin e kaluar, ose 70.3 për qind e numrit të vitit 2019, sipas Ministrisë së Transportit. (Elona)