Doganat kineze intensifikojnë goditjen e kontrabandës në vitin 2022
2023-01-23 16:28:52

VCG

VCG

 

Doganat kineze forcuan përpjekjet për të goditur kontrabandën në vitin 2022, duke trajtuar 4509 raste të lidhura, me një rritje prej 5.8 për qind nga viti në vit. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, cituar nga “Xinhua”, vlera totale e rasteve arriti në 121 miliardë juanë (rreth 17.87 miliardë dollarë amerikanë), duke u rritur 25.6 për qind nga një vit më parë.

Autoritetet nisën disa fushata vitin e kaluar, duke u fokusuar në kontrabandën e drogës, mallrave kryesore të lidhura me taksat, mbetjeve të huaja, fildishit dhe sendeve të tjera.

Në vitin 2023, Doganat kineze pritet të vazhdojnë të kryejnë fushata speciale dhe të ndëshkojnë ashpër kontrabandën e artikujve në rajone dhe sektorë kyç. Autoritetet synojnë të përmirësojnë gjithashtu menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit kundër kontrabandës dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit. (Elona)