Vaksina mRNA anti-Covid e “Sinopharm” miratohet për prova klinike
2023-01-22 17:45:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhuesi kinez i barnave “Sinopharm” njoftoi se vaksina e tij mRNA anti-Covid ka marrë miratimin e qeverisë për të filluar provat klinike, raporton “CGTN”.

Sipas kompanisë farmaceutike, vaksina është kundër variantit Omicron të koronavirusit.

Kompania ka ndërtuar një linjë prodhimi me kapacitet vjetor prej 2 miliardë dozash në Shangai dhe do të vazhdojë të studiojë efikasitetin e vaksinës. (Irma)