Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në 4.24 trilionë juanë në dhjetor
2023-01-22 17:27:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime qëndroi në 4.24 trilionë juanë, ose 606.9 miliardë dollarë amerikanë, në dhjetor 2022, rreth 6 për qind më pak në baza vjetore.

Sipas Administratës Shtetërore të Këmbimit të Jashtëm, cituar nga “Xinhua”, eksportet e mallrave arritën në 2.05 trilionë juanë dhe importet arritën në afro 1.65 trilionë juanë, duke rezultuar në një suficit prej 402.2 miliardë juanë.

Eksportet e shërbimeve arritën në 230.8 miliardë juanë muajin e kaluar dhe importet e shërbimeve ishin 307.3 miliardë juanë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 76.5 miliardë juanë.

Transporti ishte kontribuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me një vëllim tregtar prej 165.1 miliardë juanë, treguan të dhënat. (Irma)