Kinë, kontroll për çmimet e tejrritura gjatë periudhës festive
2023-01-21 11:35:18

Foto:VCG

Pekin(Foto:VCG)

Kina do të ashpërsojë kontrollet ndaj rritjes pa kriter të çmimeve të mallrave gjatë periudhës festive të Festës së Pranverës, për të mbrojtur interesat e konsumatorëve, njoftoi rregullatori kryesor i tregut të vendit, citon “Xinhua”.

Duke mbajtur një qëndrim të tolerancës zero ndaj çdo forme mbiçmimi, Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut do t'i japë përparësi stabilizimit të çmimeve dhe rritjes së konsumit gjatë festës, tha në një konferencë për shtyp Chen Zhijiang, zyrtar i administratës.

Pekin(Foto:VCG)

Pekin(Foto:VCG)

Rregullatori do të fokusohet në konsumin që lidhet me jetesën e njerëzve, me më shumë vëmendje ndaj luhatjeve të çmimeve në ushqime dhe produkte speciale, tha Chen.

Çdo akt mashtrues i çmimeve do të përballet me ndëshkim të rreptë, tha zyrtari, duke shtuar se rregullatori do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për të stabilizuar çmimet e drithit, mishit të derrit dhe nevojave të tjera kyçe dhe të kontrollojë çmimet e qymyrit dhe gazit natyror.

Mes përpjekjeve për të siguruar stabilitetin e çmimeve për konsumin e lidhur me turizmin, rregullatori u ka kërkuar operatorëve të transportit publik të zbatojnë politika kombëtare në lidhje me çmimet.

Pekin(Foto:VCG)

Pekin(Foto:VCG)

Sipas zyrtarit, asministrata po ndërmerr gjithashtu hapa për të garantuar çmime të rregullta në atraksionet turistike, parkingjet e makinave dhe vendet për ushqim, akomodim, argëtim dhe pazar.

Festa e Festivalit të Pranverës, kur kinezët tradicionalisht udhëtojnë në shtëpi për bashkime familjare, zgjat nga 21 deri më 27 janar. (Irma)