Kina raporton më pak aksidente dhe viktima në miniera në vitin 2022
2023-01-21 11:48:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Siguria në vendin e punës në industrinë e minierave të Kinës vazhdoi të përmirësohet në vitin 2022, me numrin e aksidenteve dhe viktimave që shënuan rënie nga një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i aksidenteve dhe viktimave në minierat e qymyrit ranë përkatësisht me 3.4 për qind dhe 2.4 për qind në baza vjetore, tregojnë të dhënat nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Minierave, cituar nga “Xinhua”.

Në vitin 2021, numri i aksidenteve dhe viktimave në minierat e qymyrit ranë përkatësisht me 15.8 për qind dhe 13.9 për qind në baza vjetore.

Kina pati më pak aksidente në vendin e punës dhe viktima të lidhura me to në 2022, pasi vendi rriti masat e sigurisë dhe inspektimit në vendin e punës.