Rriten kërkesat, kompanitë ajrore shtojnë fluturimet drejt Kinës
2023-01-21 11:39:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë kompani ajrore kanë përditësuar planet për të rifilluar dhe shtuar fluturime të drejtpërdrejta ndërkombëtare në Kinë, veçanërisht përpara Vitit të Ri Kinez, pasi Kina optimizoi masat e reagimit ndaj Covid-19 për të lehtësuar udhëtimin ndërkufitar, raporton “CGTN”.

“Etihad Airways” dhe “Emirates”, dy gjigantë kryesorë të linjave ajrore me bazë në qendrat e aviacionit të Abu Dhabi dhe Dubai, janë ndër ata që kërkojnë të shtojnë fluturimet drejt metropoleve të mëdha kineze.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

““Emirates” do të rrisin operacionet e tyre në Kinë përpara Vitit të Ri Hënor dhe në përgjigje të kërkesës së madhe të udhëtimit, duke shtuar itineraret me Guangzhou, Shangai dhe Pekinin, ndërsa vendi rihap kufijtë e tij dhe lehtëson kufizimet e hyrjes lidhur me Covid”,- njoftoi kompania ajrore.

“Etihad Cargo”, dega e ngarkesave dhe logjistikës e “Etihad Aviation Group”, me bazë në Abu Dhabi, njoftoi planet për të shtuar më tej ofertën e kapaciteteve të saj në tregun kinez me prezantimin e një fluturimi shtesë javor mallrash Abu Dhabi - Shangai nga 2 shkurti 2023, duke pasur tetë fluturime mallrash në javë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ethiopian Airlines”, linja ajrore lider në Afrikë, e cila lidh shumë qytete të mëdha në të gjithë kontinentin, po përgatitet gjithashtu për të rifilluar fluturimet drejt Kinës, tregu i saj më i madh jashtë shtetit.

Në një deklaratë të fundit, kompania njoftoi se frekuenca e fluturimeve drejt qyteteve kineze do të rritet që nga 6 shkurti 2023, duke u kthyer përfundimisht në nivelet e para pandamisë më 1 mars 2023, pas heqjes së kufizimeve nga qeveria kineze.