Kina nis fushatën kundër piraterisë së filmave gjatë Festës së Pranverës
2023-01-21 12:05:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet kineze kanë nisur një fushatë për të mbrojtur të drejtat e autorit të filmave që do të shfaqen gjatë sezonit të festave të Festivalit të Pranverës.

Viti i Ri Hënor i këtij viti bie më 22 janar dhe me afrimin e kësaj date, një sërë veprash kinematografike do të dalin nëpër kinema.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E iniciuar nga Administrata Kombëtare e të Drejtave të Autorit, Administrata e Filmit në Kinë, Ministria e Sigurisë Publike dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit, fushata do të japë paralajmërime për faqet kryesore kinematografike në internet dhe do të intensifikojë zbatimin rutinë të ligjit dhe inspektimet online, shkruan “Xinhua”.

Aksioni gjithashtu do të rrisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e të drejtave të autorit për ofruesit përkatës të shërbimeve dhe do të dyfishojë përpjekjet në hetimin dhe trajtimin e rasteve që përfshijnë regjistrimin dhe qarkullimin e paligjshëm të filmave pirate.