Urimi nga CMG-ja në prag të Vitit të Ri Kinez
2023-01-20 21:11:44

Foto: CMG

Viti i Lepurit po vjen dhe toka e Kinës është plot me lumturi dhe harmoni.

Festa e Pranverës (Viti i Ri Kinez) është festa më e rëndësishme në Kinë. Ajo mishëron bashkimin familjar, urimin për mbarësi e largimin e fatkeqësive, si edhe gëzimin dhe argëtimin. Në shumë vende të ndryshme të Azisë, Europës, Amerikave dhe Afrikës, gjithnjë e më shumë njerëz që e duan kulturën orientale, e kremtojnë këtë festë bashkë me kinezët. Në këtë rast, ju urojmë gjithë të mirat, lumturi dhe shëndet! (Li Huailiang/Artan)