CMG-ja publikon programin e Galasë së Festës së Pranverës 2023
2023-01-20 21:20:26

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi të premten programin e Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2023, që do të shfaqet për publikun të shtunën, në vigjilje të Vitit të Ri Hënor Kinez. 

Tema e sivjetme e galasë është “Kina në epokën e re drejt begatisë, jeta në ndryshim të vazhdueshëm drejt lumturisë.” Programi i galasë përbëhet nga numra të ndryshëm, si këngë, valle, pjesë operash tradicionale, arte marciale, akrobaci, skeçe etj., duke formuar një festë kulturore me vlera ideore dhe artistike. Me një atmosferë lumturie, besimi dhe përpjekjesh, galaja do t’i shoqërojë kinezët kudo në botë për të kaluar një Festë Pranvere të bukur. (Li Huailiang/Artan)