PE voton rezolutën: BE-ja të përshpejtojë zgjerimin për Ballkanin
2023-01-20 17:49:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë ku kërkohet që Bashkimi Europian të përshpejtojë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Në rezolutë i kërkohet Serbisë, që si vend që përpiqet të bëhet anëtare e BE-së, t'u përmbahet vlerave dhe të drejtave të përbashkëta të BE-së dhe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të unionit, shkruan “RTSH”.

Në lidhje me Bosnjë-Hercegovinën, rezoluta bën thirrje për sanksione kundër aktorëve destabilizues në vend.

Po ashtu, në rezolutë kërkohet edhe një hetim i pavarur dhe i njëanshëm për eurokomisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, nëse veprimet dhe politikat e mbrojtura prej tij përbëjnë shkelje të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Komisionit Evropian dhe detyrimeve të tij. (Irma)