Kina do të sigurojë furnizim adekuat të tregut për Festivalin e Pranverës
2023-01-20 18:03:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e gatshme të sigurojë furnizim adekuat të nevojave ditore dhe çmime të qëndrueshme gjatë festimeve për Festivalin e Pranverës, bëri të ditur Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Tregjet me shumicë dhe dyqanet zinxhir në mbarë vendin po grumbullojnë 20-30 për qind më shumë mallra të nevojshme krahasuar me sasinë mesatare, tha zëvendësministri i ministrisë, Sheng Qiuping, në një konferencë shtypi.

Ai theksoi se nga 1 deri më 17 janar, vëllimi i transaksioneve të mishit të derrit, pulës dhe frutave në 200 tregje kryesore të shitjes me shumicë në të gjithë vendin u rrit përkatësisht me 6.7%, 6.4% dhe 2.7%, nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në kalendarin hënor kinez.

Që nga e mërkura, çmimi mesatar i drithit dhe vajit ushqimor mbeti i pandryshuar krahasuar me një javë më parë, ndërsa ai i derrit ra me 2.7 për qind në bazë javore.

Çmimi mesatar i 30 llojeve kryesore të perimeve u rrit me 9.2 për qind, i ndikuar nga faktorët sezonalë, por pati një rënie prej 5 për qind në baza vjetore në kalendarin hënor, sipas Sheng.

Ministria do të nisë një gamë të gjerë aktivitetesh promovuese, duke përfshirë festivalet e blerjeve në internet dhe festat e kuzhinës kineze, për të rritur konsumin, si dhe humorin festiv, tha ai.

Festa e Festivalit të Pranverës, një rast kur kinezët tradicionalisht udhëtojnë në shtëpi për bashkime familjare, zgjat nga 21 deri më 27 janar. (Irma)