Kina pati shitje të larta me pakicë në internet të produkteve bujqësore në vitin 2022
2023-01-20 17:45:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shitjet me pakicë në internet të produkteve bujqësore në Kinë vlerësohet se patën një rritje prej rreth 10 për qind në vitin 2022, pasi sektori i bujqësisë përqafoi më tej tregun në lulëzim të tregtisë elektronike.

Biznesi i fuqishëm i tregtisë elektronike bujqësore është ndërtuar mbi industrinë në rritje të përpunimit të produkteve bujqësore të vendit. Kjo industri pati një rritje prej rreth 4 për qind në të ardhurat e firmave të mëdha në vitin 2022, tha Zeng Yande, zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, citon “Xinhua”.

Sipas tij, mbi 16.000 objekte për ngrirjen dhe ruajtjen e produkteve bujqësore u ndërtuan gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shitjet me pakicë në internet në Kinë u rritën me 4 për qind në baza vjetore në 2022, në afro 13.8 trilionë juanë (rreth 2 trilionë dollarë amerikanë), duke konsoliduar statusin e saj si tregu më i mirë i shitjes me pakicë në internet në planet.

Gjithsej 50 parqe industriale bujqësore moderne u krijuan në mbarë vendin vitin e kaluar dhe 200 fshatra rurale u njohën si liderë kombëtarë për sa i përket konkurrencës së tyre të fortë në sektorë të caktuar të industrisë bujqësore, sipas Zeng.

Zhvillimi i shpejtë i industrive në zonat rurale ka çuar në rritjen e të ardhurave për banorët vendas, të cilët panë se të ardhurat e tyre mesatare të disponueshme për frymë u rritën me 4.2 për qind në baza vjetore në vitin 2022, duke ngushtuar më tej hendekun me atë të banorëve urbanë. (Irma)