MJK-ja: Është rritur gradualisht numri i personave që dalin nga Kina ose hyjnë në Kinë
2023-01-20 21:15:07

Foto: VCG

Foto: VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin theksoi të premten në një konferencë për shtypin se, pas njoftimit të menaxhimit të COVID-19 me masat kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B dhe të masave të përkohshme për shkëmbimin e personelit kinez dhe të huaj, niveli i epidemisë në Kinë është në përgjithësi i ulët dhe është rritur gradualisht numri i personave që dalin nga Kina ose që hyjnë në Kinë.

Zëdhënësi kinez vuri të dukje se kohët e fundit, prodhimi dhe jeta në Kinë janë kthyer plotësisht në normalitet. Dëshira e shtetasve kinezë për turizëm jashtë vendit është rritur ndejshëm dhe kushtet për rifillimin e aktiviteteve turistike janë bërë më të pjekura

“Sipas masave të përkohshme për shkëmbimin e personelit kinez dhe të huaj, mbi bazën e parimit të sigurisë dhe rendit, Kina po fillon provën e rifillimit të turizmit jashtë vendit të qytetarëve kinezë, dhe autoritetet kompetente do të drejtojnë kompanitë turistike në zbatimin e saj. Ne paralajmërojmë turistët që të bëjnë vetëmenaxhimin dhe vetëmonitorimin e shëndetit para udhëtimit e të zbatojnë rreptësisht rregullat e Kinës dhe të vendeve përkatëse, për të siguruar udhëtimin e shëndetshëm dhe të lumtur, si edhe kthimin e sigurt në shtëpi,” tha ai. (Li Huailiang/Artan)