Kina nis këtë vit rinovimin e 53.000 komuniteteve të vjetra të banimit urban
2023-01-19 18:01:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të fillojë rinovimin e mbi 53.000 komuniteteve të vjetra të banimit urban këtë vit në një përpjekje për t'i bërë qytetet më të jetueshme.

Ministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, Ni Hong, në një konferencë pune, tha se shifra është më e lartë se objektivi i vitit të kaluar për 51.000 komunitete rezidenciale të rinovuara, i cili u realizua me sukses, citon “Xinhua”.

Përmirësimet e infrastrukturës gjithashtu do të përshpejtohen, me më shumë se 100.000 km tubacione gazi që pritet të rinovohen dhe 15.000 km tubacione të ujit të shiut që do të ndërtohen ose përmirësohen. Ndërtimi i tuneleve nëntokësore do të promovohet sipas kushteve lokale. Qëllimi është që jeta e njerëzve të bëhet më e përshtatshme, komode dhe më e mirë, tha Ni. (Elona)