Kina regjistron më shumë hyrje-dalje që nga optimizimi i politikave të emigracionit
2023-01-19 18:17:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina regjistroi mesatarisht 501.000 hyrje e dalje në ditë qëkur vendi optimizoi politikat dhe masat e administratës së emigracionit më 8 janar. Në një konferencë për shtyp, Administrata Kombëtare e Emigracionit bëri të ditur se numri u rrit me 48.2 për qind pas 8 janarit, ndërsa administratat e emigracionit në mbarë vendin trajtuan mesatarisht 341.000 certifikata për dalje dhe hyrje në ditë, duke u rritur me 129.4 për qind, përcjell “Xinhua”.

Mbi 3200 sportele për lëshimin e certifikatave dhe 53 kanale të kontrollit kufitar të porteve u hapën pas rregullimit të politikave të administratës së emigracionit, bazuar në monitorimin dhe analizën e flukseve hyrëse dhe dalëse, bëri të ditur administrata.

Kina optimizoi politikat dhe masat e saj të administrimit të emigracionit më 8 janar, në përputhje me masat e reduktuara të vendit për reagimin ndaj Covid-19. Politikat dhe masat e optimizuara përfshijnë rifillimin e pranimit dhe miratimit të aplikimeve të qytetarëve kinezë për pasaporta të zakonshme për turizëm vizita jashtë vendit. (Elona)