Kinë - Rritet kërkesa për punonjës të logjistikës
2023-01-19 18:21:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Profesionet që lidhen me logjistikën në Kinë patën mungesa më akute të punëtorëve në tremujorin e katërt 2022, sipas një liste zyrtare të publikuar nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.  

Në dokument thuhet se klasifikuesit e postës iu shtuan listës së 100 punëve më të kërkuara për tremujorin e katërt dhe kërkesa për përpunues të pakove ekspres, ngarkues dhe korrierë është në rritje.  

Krahasuar me tremujorin e tretë, industria e prodhimit vazhdoi të shihte mungesa të fuqisë punëtore, ndërsa lloje të ndryshme të punëve në sektorin automobilistik u bënë më të kërkuara, tregoi renditja.  

Lista tremujore bazohet në të dhënat e mbledhura nga 102 agjenci publike të shërbimit të punësimit në të gjithë vendin.  

Tregu i punës në Kinë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në vitin 2022, me gjithsej 12.06 milionë vende të reja pune në zona urbane të krijuara gjatë gjithë vitit, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.  

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar e vendit arriti në 5.5 për qind në dhjetor, duke u lehtësuar me 0.2 pikë përqindje nga muaji i kaluar, treguan të dhënat nga Statistikat. (Elona)