Kina publikon raportin mbi monitorimin me sensorë në distancë për ekologjinë globale
2023-01-19 17:53:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë e Kinës publikoi raportin vjetor të vitit 2022 mbi monitorimin me sensorë në distancë të mjedisit ekologjik global, bën të ditur “Xinhua”.

Raporti përmban tema mbi ndryshimin e akullit, dëborës dhe vegjetacionit në rajonin e Arktikut dhe situatën e prodhimit të drithërave me shumicë dhe kulturave vajore dhe kontributin e kulturave të shumta dhe ujitjes.

Raporti synon të sigurojë mbështetje të të dhënave shkencore për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Arktikut dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, si dhe analizimin e ndikimit të motit ekstrem dhe emergjencave rajonale në prodhimin dhe furnizimin me ushqime.

Për temën e ndryshimit të akullit, dëborës dhe vegjetacionit në rajonin e Arktikut u aplikuan të dhëna të sensorëve në distancë me shumë burime për të monitoruar akullin e detit Arktik, shtresën e akullit të Groenlandës dhe bimësinë tokësore të Arktikut.

Për situatën e prodhimit të drithërave me shumicë globale dhe kulturave vajore dhe kontributin e kultivimit dhe ujitjes së shumëfishtë u monitoruan kushtet globale agrometeorologjike dhe kultivimi i drithërave dhe kulturave vajore në zonat kryesore prodhuese të drithërave të botës nga viti 2021 deri në 2022.

Që nga viti 2012, Qendra Kombëtare e Sensimit në distancë të Kinës nën Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë vazhdimisht raporte vjetore mbi monitorimin me sensorë në distancë të mjedisit ekologjik global. Gjatë dekadës së fundit, janë publikuar 29 raporte tematike dhe më shumë se 100 produkte të të dhënave.

Kina ka formuar një sistem aplikimi satelitor për vëzhgimin e tokës, të tilla si meteorologjia, burimet, mjediset dhe oqeanet. Sistemi i vëzhgimit të tokës me rezolucion të lartë dhe infrastruktura kombëtare hapësinore janë përmirësuar gradualisht. (Elona)